Të shtëna me armë u dëgjuan sot jashtë ndërtesës së Parlamentit të Serbisë në Beograd dhe një person u plagos, njoftoi media lokale, sipas “Reuters”.
Një video e postuar nga media “NOVA”, tregon oficerë të armatosur të sigurisë që afrohen te një çadër e madhe jashtë parlamentit.
Disa të shtëna u dëgjuan dhe më pas shpërtheu një zjarr brenda çadrës, një nga disa të ngritura këtë vit nga mbështetës të presidentit Aleksandar Vuçiq gjatë protestave kundër qeverisë.
Nuk bëhet e qartë se kush qëlloi apo si filloi zjarri. Policia lokale refuzoi të japë koment.
“Media NOVA” raportoi se një person u nga një e shtënë dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Një video tjetër e postuar në X tregon një burrë të shtrirë në tokë me duart pas shpinës, i rrethuar nga oficerë policie.