Pas humbjes së rëndë të Napolit ndaj PSV Eindhoven, trajneri Antonio Konte pranoi hapur sfidat që po përballet skuadra.
“Këto situata nuk ndodhin rastësisht. Duhet të mësojmë nga kjo disfatë dhe të kthejmë trendin. Vitin e kaluar fituam një kampionat të jashtëzakonshëm, por këtë sezon kemi nëntë lojtarë të rinj që duhet të integrohen, dhe ky është një proces i ndërlikuar,” tha Konte.
Tekniku italian theksoi se niveli i Champions League kërkon kohë dhe përqendrim maksimal: “Do të jetë një vit kompleks, sepse duhet të rikrijojmë alkiminë e grupit. Kam shumë besim, por kërkohet punë, durim dhe sakrificë.”
Konte pranoi gjithashtu se merkatoja e gjerë ishte e domosdoshme: “Skuadra kishte nevojë për thellësi, ndaj ndërhymë fort. Por këto ndryshime kërkojnë kohë për t’u shkrirë në një njësi të vetme. Do të rikthejmë energjinë dhe balancën, pa kërkuar justifikime.”