Mbi 654 mijë pasagjerë udhëtuan përmes portit të Durrësit në 9 muaj

Porti i Durrësit ka regjistruar rritje të fluksit të pasagjerëve gjatë 9 muajve të parë të vitit 2025.

Sipas të dhënave zyrtare, nga Autoriteti Portual Durrës për periudhën janar- shtator kanë udhëtuar gjithsej 654,420 pasagjerë, duke shënuar një rritje prej 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Nga këta, 306,600 pasagjerë kanë hyrë në vend përmes portit, ndërsa 347,820 kanë udhëtuar drejt destinacioneve jashtë Shqipërisë, kryesisht drejt porteve të Barit dhe Ankonës në Itali.

Vetëm gjatë muajit shtator 2025, janë regjistruar 64,658 pasagjerë, një nivel i ngjashëm me atë të shtatorit të vitit të kaluar, duke treguar për një stabilitet të fluksit të udhëtimeve detare.

Porti i Durrësit mbetet një nga nyjet më të rëndësishme të transportit detar në vend dhe porti më i madh për lëvizjen e pasagjerëve në Shqipëri. Autoritetet portuale vijojnë të investojnë në infrastrukturë dhe shërbime për të përballuar më mirë flukset në rritje dhe për të përmirësuar përvojën e udhëtarëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME