Nga rrugët e lashta të Kalasë te pyjet e Ginarit, bujtinat sjellin jetë të re në Elbasan

Në kohën kur Shqipëria po njeh një bum turistësh, Elbasani po i përgjigjet sfidës, duke rikthyer në përdorim thesaret e tij historike dhe natyrore, dhe duke i shndërruar ato në përvoja të paharrueshme për çdo vizitor. Brenda mureve të Kalasë së Elbasanit, në Gjinarin piktoresk dhe në Funarin e gjelbër, po marrin jetë bujtina të vogla familjare, që mishërojnë një turizëm të qëndrueshëm, të ngrohtë e autentik.

Shembull është “Vila Zoi”, një bujtinë e vendosur në zemër të kalasë, aty ku rrugët e gurta të Via Egnatia-s shpalosin rrëfime mijëravjeçare. E hapur një vit më parë, falë bonusit të rijetëzimit nga Ministria e Kulturës, kjo iniciativë familjare është sot një ndalesë e preferuar për turistë nga e gjithë bota, nga Europa në Zelandën e Re, nga Afrika e Jugut në Australinë e largët.

Qëndrimi në “Vila Zoi” nuk është thjesht një fjetje, por një përjetim, aty shpaloset panorama e kalasë, ndërsa aroma e kafesë në mëngjes përzihet me historitë që mbart çdo gur i kësaj zone.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, vlerëson bujtinat si një formë të qëndrueshme zhvillimi turistik dhe u bën thirrje familjeve e sipërmarrësve të ndjekin këtë model suksesi. “Ne duam që vizitorët të mos e shohin Elbasanin vetëm si qytet transit, por ta përjetojnë atë, të qëndrojnë, të shijojnë historinë, natyrën, ushqimin dhe mikpritjen tonë,” thekson ai.

Me mbështetjen e qeverisë dhe nismat e bashkisë, bujtinat në Kala, në Gjinar dhe në Funar po i japin një pamje të re turizmit në Elbasan, duke i kthyer këto zona në destinacione të vizitueshme në çdo stinë të vitit.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Franca e zgjidh gjithçka në pjesën e dytë, mposht Marokun me Mbappe e Dembele dhe shkon në gjysmëfinale

BOTËRORI 2026, 10 korrik 2026/Albania Express News/-Franca është gjysmëfinalistja...

Largimi nga PS, rrëfehet Marjana Koçeku: I kisha shprehur hapur pakënaqësitë! U treguan të pabesë dhe arrogantë në ndërhyrjen në…

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja Marjana Koçeku, mbrëmjen...

Vrasja e 40-vjeçarit me 4 mbiemra në Laç, policia deklaratë zyrtare: Humbi jetën në spital, autorët në arrati

LAÇ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Policia ka dalë me deklaratë...

“Nuk e lë mandatin”, Marjana Koçeku e thotë hapur: Vota ime në Kuvend do të shkojë me opozitën

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Gjatë intervistës për Euronews...