“New Trafford” – Manchester United dhe ëndrra e një stadiumi ikonik me 100,000 vende

Pas një fillimi të vështirë të sezonit nën drejtimin e Ruben Amorim, Manchester United po përshpejton planet për një stadium të ri. Klubi anglez, i udhëhequr pjesërisht nga Sir Jim Ratcliffe, synon të blejë tokë pranë “Old Trafford” për të përfunduar ndërtimin e stadiumit të tyre të ardhshëm me 100,000 vende, i cili është parashikuar të inaugurohet në vitin 2030, sipas “Daily Mail”.

Projektuar nga arkitekti britanik Lord Norman Foster, projekti i quajtur “New Trafford” synon të jetë ikonik, me vizibilitet nga më shumë se 40 kilometra larg. Megjithatë, një pengesë e madhe mbetet: klubi ende nuk zotëron të gjithë tokën e nevojshme.

Një pjesë e tokës i përket një miliarderi me lidhje me Turki Al-Sheikh, i cili ka afërsi me qeverinë saudite. Megjithatë, menaxhmenti i Manchester United është optimist. Gjatë forumit të fundit me tifozët, ata konfirmuan se janë “në diskutime konstruktive me pronarët fqinjë” dhe shpresojnë të arrijnë një marrëveshje “në muajt e ardhshëm” për të realizuar këtë projekt kolosal.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Shkumbini ndan rrugët me trajnerin: Kush do e marrë drejtimin?

KF Shkumbini njofton se trajneri Lorenc Pashja ka dhënë...

Kapetanović: Start-upet e Ballkanit, potencial i madh që pret të shndërrohet në rritje të vërtetë

Ballkani Perëndimor ka energji, ide dhe talente, por i...

Nga ‘like’-u te ankthi…

Nga Majlinda Bregu Përdorimi problematik i rrjeteve sociale është rritur...

Laguna e Patokut, një parajsë turistike

Nga Ymer Hysa Jo vetëm ai që e sheh për...