Maja e Vajushës, ndër itineraret më të bukura të Parkut Kombëtar të Alpeve

Maja e Vajushës në Lëpushë të Malësisë së Madhe, është një nga bukuritë natyrore të Kelmendit dhe një prej “perlave” të Alpeve Shqiptare.

Maja e Vajushës është kthyer në një atraksion për turistët vendas dhe ata të huaj, që janë të apasionuar pas aktiviteteve sportive malore dhe natyrës.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga ngjitja e një grupi të apasionuarish që eksplorojnë këtë destinacion  “me ftesën për të zbuluar shtigjet magjike të Lëpushës drejt Majës së Vajushës, një nga itineraret më të bukura të Parkut Kombëtar të Alpeve”.

Shtegu drejt majës është i shënuar dhe ofron mundësi për pushime të shkurtra, me burime uji dhe pamje mahnitëse gjatë gjithë rrugës.

Për të arritur në Majën e Vajushës, vizitorët duhet të ecin për rreth dy orë e gjysmë përmes maleve, duke kaluar përmes pyjeve të dendura dhe hapësirave të gjelbra, duke shijuar ajrin e pastër dhe burimet e shumta të ujit të ftohtë.

Male të larta me bllokun shkëmbor të Shenikut në Bjeshkët e Namuna dhe malet përreth e bëjnë Lëpushën një “kryevepër” të bukurisë natyrore të Alpeve Shqiptare.

Shtimi i bujtinave dhe rruga tashmë e rregulluar e bëjnë të lehtë aksesin në zonë për eksperiencë të paharrueshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Botërori 2026/ Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Francë-Spanjë është gjysmëfinalja...

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...