Bylisi i akuzon arbitrat: Skandal në Superiore, Vrapi dhe Beqiraj po shkatërrojnë kampionatin!

Pas humbjes 0-1 në Ballsh ndaj Vllaznisë, presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka reaguar ashpër duke ngritur akuza ndaj gjyqtarëve që ndoqën ndeshjen, përfshirë arbitrin Daniel Vrapi, Kridens Metën dhe Adrian Beqirajn në VAR.

Kapllanaj u shpreh se gjykimi gjatë takimit i kujtoi skenaret e mëparshme: “Si filloi loja, kemi marrë 4 kartonë të verdhë në 10 minutat e para, ndërsa rastet e Vllaznisë nuk u penalizuan. Në fund të pjesës së parë kishim një rast 3 kundër 2, që nuk u vlerësua si faull apo penallti. Nëse gjykimi funksionon kështu, nuk ka standard të njëjtë për të gjithë,” tha ai.

Presidenti i Bylisit theksoi gjithashtu rastin e penalltisë së anuluar dhe golin e hequr në minutat e fundit: “Kur na anuluan golin në fund, ndjeva pishman, sepse ekipi mbeti statik dhe Vllaznia vazhdoi të shënonte. Nuk është hera e parë që ndodhën raste të tilla. Kjo nuk është dhunë nga klubet, por nga arbitrat dhe VAR-i,” shtoi ai.

Kapllanaj përmendi edhe ndeshjet e kaluara dhe përfshirjen e të njëjtëve arbitra: “Vrapi ishte një arbitër kukull sot, i komanduar nga lart. Në VAR ishte Beqiraj dhe në fushë Kridensi. Ka ndodhur edhe më parë, kur kemi qenë kundër Flamurtarit. Nuk kemi marrë hapa ndaj federatës sepse gjithçka vjen nga Sokol Jareci, i cili duket se mban të gjithë fuqinë,” përfundoi presidenti i Bylisit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

TIRANË ,1 korrik 2026/Albania Express News/-Valdrin Pjetri është emëruar...

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...