Dramë dhe polemika në Ballsh, Vllaznia fiton falë autogolit dhe ndërhyrjeve të VAR-it

Vllaznia ka arritur një fitore të rëndësishme 0-1 në transfertën e vështirë ndaj Bylisit, në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit, në një ndeshje që do të mbahet mend për dramatikën e vendimeve të VAR-it. Protagonistë kryesorë u bënë gjyqtari Daniel Vrapi dhe ndihmësi i tij në VAR, Adrian Beqiraj, të cilët ndërhynë tri herë për të vendosur fatet e takimit.

VAR ishte vendimtar që në minutat e para, kur Jago i Vllaznisë shënoi në minutën e 6-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të Balajt. Emocionet e vërteta u ruajtën për pjesën e dytë, ku tensioni arriti kulmin. Fillimisht, gjyqtari Vrapi akordoi penallti për Bylisin, për ndërhyrje të parregullt nga Gurishta, por Beqiraj nga VAR e ndryshoi vendimin duke anuluar penalltinë.

Në minutat vendimtare, Peralta shënoi një autogol që i dha avantazhin Vllaznisë. Pak më pas, Mustafa duket se riktheu baraspeshën, por VAR ndërhyri sërish, duke detyruar gjyqtarin të anulojë golin e Bylisit të Mirel Josës.

Në fund, Vllaznia e Edi Martinit riktheu buzëqeshjen në transfertë dhe mori 3 pikët e arta, duke thyer një seri pa fitore jashtë shtëpisë. Kuqeblutë shfaqën karakter dhe qëndresë, ndërsa VAR-i u bë protagonisti i një ndeshjeje që do të mbahet mend për dramatikën dhe tensionin e saj maksimal.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

San Siro i ri, detaje të reja: 52 metra i lartë dhe çati që ul zhurmën…

E ardhmja e futbollit të Milanit varet nga një...

Iu vendosi ultimatum, Fatmir Mediu nxjerr “zbuluar” Sali Berishën: Më tha shko në protestën e UÇK

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në...

Rekordi i çmendur i gjyqtarit Turpin: 101 penallti të akorduara në Ligue 1!

Clément Turpin, gjyqtari i ndeshjes midis PSG dhe Strasbourg,...