Shqipëria e la pa punë, Dragan Stojkovic jep mesazhin e lamtumirës nga stoli serb: Arritëm një rezultat historik duke…

Pas largimit të bujshëm nga stoli i Kombëtares së Serbisë pas humbjes 0-1 ndaj Shqipërisë, Dragan Stojkovic ka reaguar për herë të parë publikisht.

Tekniku serb dha dorëheqjen në mënyrë të papritur, por tashmë është “gjallëruar” sërish me një mesazh të gjatë dhe emocional, ku thekson se largimi i tij nuk duhet parë si dështim.
“Pas katër vitesh e gjysmë, nuk jam më trajner i ekipit kombëtar të Serbisë. Dua të falënderoj Federatën e Futbollit të Serbisë për besimin. Ka qenë një nder dhe privilegj të drejtoj ekipin e vendit tim”, shkroi Stojkovic në rrjetet sociale.

Trajneri 59-vjeçar thekson se suksesi më i madh gjatë drejtimit të tij ishte kualifikimi në dy kompeticione madhore – Botërorin dhe Europianin – për herë të parë pas 24 vitesh.
“Arritëm një rezultat historik duke u kualifikuar në dy gara të mëdha radhazi. Do të kujtoj gjithmonë skenat nga Lisbona, një nga momentet më të bukura në jetën time dhe në historinë e futbollit serb”, shkruan ai.
Stojkovic përmendi gjithashtu suksesin në Ligën e Kombeve, ku Serbia u ngjit në Ligën A dhe ruajti statusin mes skuadrave elitare europiane. Ai vlerësoi gjithashtu kontributin për zhvillimin e talenteve të rinj dhe mundësinë e dhënë për lojtarët që mund të kishin zgjedhur kombëtare të tjera.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

San Siro i ri, detaje të reja: 52 metra i lartë dhe çati që ul zhurmën…

E ardhmja e futbollit të Milanit varet nga një...

Iu vendosi ultimatum, Fatmir Mediu nxjerr “zbuluar” Sali Berishën: Më tha shko në protestën e UÇK

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në...

Rekordi i çmendur i gjyqtarit Turpin: 101 penallti të akorduara në Ligue 1!

Clément Turpin, gjyqtari i ndeshjes midis PSG dhe Strasbourg,...