Nesër edicioni i nëntë i Maratonës së Tiranës

Një nga ngjarjet më të mëdha sportive në Shqipëri, Tirana Marathon mbledh nesër mijëra vrapues nga e gjithë bota në zemër të kryeqytetit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video nga aktivitete të mëparshme të Maratonës së Tiranës e cila këtë vit vjen me edicionin e saj të nëntë.

Ky edicion shënon gjithashtu vitin kur Tirana mban titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”.

Në edicionin e kaluar, Maratona e Tiranës mirëpriti mbi 4,000 pjesëmarrës, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende të huaja si Polonia, Ukraina, Kosova, Austria etj., të cilët zhvilluan një garë emocionuese, sfiduese dhe shpërblyese, duke dhënë maksimumin për të arritur një nga momentet më të rëndësishme në jetët e tyre.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti Policia e Tiranës ka ndërmarre një sërë masash.

Policia njoftoi se gjatë aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës 2025”, do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në 16:00, në zonat/segmentet rrugore: sheshi “Nënë Tereza”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, rruga “George W. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga e “Durrësit”, Rruga e “Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” (nga ura e Gjykatës deri te ura e “Taiwan”), bulevardi “Bajram Curri” (nga ura e Gjykatës së Rrethit deri te ura e “Taiwan”), rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”.

Gjithashtu, policia informon qytetarët se për të garantuar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, itinerari i mjeteve të transportit urban, do të pezullohet përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, si dhe në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, nga ora 08:00 deri në 16:00, të datës 19.10.2025.

Më tej, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, teknologjik dhe atyre për transport pasagjerësh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas), në brendësi të Unazës së Madhe, më datë 19.10.2025, nga ora 08:00 deri në 16:00.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

San Siro i ri, detaje të reja: 52 metra i lartë dhe çati që ul zhurmën…

E ardhmja e futbollit të Milanit varet nga një...

Iu vendosi ultimatum, Fatmir Mediu nxjerr “zbuluar” Sali Berishën: Më tha shko në protestën e UÇK

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në...

Rekordi i çmendur i gjyqtarit Turpin: 101 penallti të akorduara në Ligue 1!

Clément Turpin, gjyqtari i ndeshjes midis PSG dhe Strasbourg,...