Përparim Daiu, filozofi i futbollit kavajas dhe simbol i Besës

Nga Fatmir Efica

Në historinë e futbollit shqiptar, emri i Perparim Daiut është sinonim i përparimit të qëndrueshëm, profesionalizmit dhe filozofisë së thellë sportive. Një futbollist i jashtëzakonshëm dhe trajner me përvojë, Daiu ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shumë skuadra, duke nisur nga vendlindja e tij Kavaja, deri te ekipi kombëtar dhe skuadrat më të njohura të Superligës. Sikurse emri i tij flet, karriera e tij ka qenë një rrugëtim i vazhdueshëm drejt përparimit si lojtar, si trajner dhe si figurë udhëheqëse në sportin kavajas. Ai është më shumë se një futbollist; është një filozof i vërtetë i lojës, me një qasje konceptuale dhe metodike që ka ndikuar thellë në kulturën sportive të skuadrave ku ka punuar.

Trashëgimia familjare, inspirim nga babai i tij Xhaviti

Frymëzimi për Perparim Daiun nuk ka ardhur rastësisht. Babai i tij, Xhaviti Daiu, ishte një nga mbrojtësit më të respektuar në dekadat 1958-1971, me një stil modern dhe shumë cilësi si mesfushor. Ai luajti për Besa, Partizani dhe Kombëtaren, duke lënë gjurmë të qëndrueshme në futbollin shqiptar.Por djali i tij, Perparimi, nuk u kufizua thjesht në “fotokopjimin” e stilit të babait. Ai e përmirësoi dhe e forcësoi atë në një formë të fortë, duke u bërë shtylla betoni që as tanku nuk e rrëzonte. Me një natyrë futbollistike spektakolare, disiplinë të hekurt dhe një qasje të qartë stërvitore, ai shndërroi karrierën e tij në një model për të gjithë brezat e ardhshëm.

Një karrierë e pasur dhe statistika impresive

Me mbi dy dekada në fushë, Perparim Daiu ka mbajtur fanellën e gjashtë skuadrave të ndryshme, duke u shquar sidomos në Besa ku qëndroi për 10 sezone, dhe në Partizani ku luajti 3 sezone. Po ashtu, ai ka kontribuar me Teutën, Shqiponjën, Pogradecin dhe Flamurtarin për nga një sezon secila.Statistikat e tij flasin vetë: 452 ndeshje kampionati dhe 18 gola, përveç 32 ndeshjeve ndërkombëtare dhe 5 paraqitjeve me Kombëtaren shqiptare. Ai nuk ishte thjesht një lojtar, por një kulturë që përhapte, një model për disiplinën dhe përkushtimin.

Nga fusha në pankinë, një trajner dhe udhëheqës i vërtetë

Pas përfundimit të karrierës së tij aktive, “Tata” ,siç njihet me respekt nuk u ndal. Ai u angazhua si trajner në skuadra si Besa, Laci, Burreli, Tomori, Shkumbini dhe Egnatia, duke aplikuar filozofinë e tij të fitoreve dhe punës serioze.Stili i tij i punës dhe filozofia e suksesit mbeti e pandryshuar.Puna në grup, respekti për autoritetin dhe bashkëpunimi i ngushtë ishin themeli i çdo skuadre që drejtoi. Për më tepër, ai u bë një figurë e rëndësishme edhe jashtë fushës, si menaxher dhe drejtues i institucioneve në Kavajë, duke dëshmuar që vlera e tij shtrihet përtej sportit.

Një simbol i kavajës dhe Besës në 100 vjetorin e klubit

Në këtë vit të veçantë të 100-vjetorit të Skënderbeut të Kavajës dhe sidomos të Besës, Perparim Daiu është një nga figurat më të çmuara të historisë së klubit. Ai përfaqëson jo vetëm një filozofi futbolli, por edhe një shembull përkushtimi dhe përparimi të vazhdueshëm.Kavaja dhe tifozët e Besës e konsiderojnë Daiun si një prej gurëve themeltarë të futbollit lokal dhe kombëtar. Me një karrierë të jashtëzakonshme, me fitore dhe me shembull, ai vazhdon të jetë një frymëzim për brezat e rinj të futbollistëve dhe trajnerëve shqiptarë.Në një epokë ku futbolli kërkon jo vetëm talent por edhe filozofi, disiplinë dhe punë të palodhur, Perparim Daiu mbetet një figurë që i sjell vlerat e vërteta të sportit. Ai është më shumë se një lojtar apo trajner është një frymëzim për të gjithë Kavajën dhe Shqipërinë.

*Autori i këtij shkrimi është Qytetar Nderi i Kavajës

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Renditja/ “Final 4” nis zjarr! Tre skuadra me pikë të barabarta, Dinamo City-n e shpall kampion vetëm një… mrekulli

TIRANË,17 maj 2026/Albania Express News/Këtu ku sot dëgjohet vetëm...

Renditja/ “Final 4” nis zjarr! Tre skuadra me pikë të barabarta, Dinamo City-n e shpall kampion vetëm një… mrekulli

TIRANË,17 maj 2026/Albania Express News/Egnatia ka marrë një fitore...

Plazhe dhe peizazhe natyrore, Dhërmiu tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

DHËRMI, 17 maj 2026/Albania Express News/ Dhërmiu është një...

Egnatia turpëron AF Elbasanin, rrogozhinasit triumfojnë me katër gola në kryeqytet dhe marrin kreun e Final 4

TIRANË,17 maj 2026/Albania Express News/Egnatia është kryesuesja e re...