Përvoja shqiptare e mbrojtjes biologjike të gështenjës, në Forumin Botëror të Ushqimit

Në kuadër të 80-vjetorit të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe Forumit Botëror të Ushqimit 2025, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, iu drejtua aktivitetit të nismës OCOP “Një vend, një produkt prioritar”, ku ndau përvojën e suksesshme të Shqipërisë në mbrojtjen biologjike të gështenjës.

Në fjalën e tij, ministri Salla theksoi se FAO mbetet një aleat i besueshëm në rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë në vend.

Ai nënvizoi se bashkëpunimi në kuadër të OCOP po shndërron përvojën shqiptare në një model suksesi, që ndërthur kontrollin biologjik ndaj grerëzës aziatike të gështenjës me menaxhimin e masivit pyjor dhe lidhjen me turizmin përmes “Rrugës së Gështenjave” në Nikaj-Mërtur, duke forcuar ekonominë rurale dhe ndërtuar zinxhirë më të qëndrueshëm vlere për produktet bujqësore speciale.

Zona njihet për pyjet me gështenja që rrethojnë fshatra si Lekbibaj dhe Markaj, ku kultura e gështenjës është pjesë edhe e ekonomisë lokale.

Kjo përvojë shqiptare po shihet si një praktikë e mirë ndërkombëtare, që kontribuon në ruajtjen e biodiversitetit, zhvillimin e zonave rurale dhe promovimin e prodhimeve unike tradicionale

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pesë burra dhe një qytet ,Durrësi në një fotografi të vitit 1989 ,në prag të një epoke të re

Pesë burra dhe një qytet ,Durrësi në një fotografi...

Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca shumë toksike

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmwron se lufta në...

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga...

Horoskopi për ditën e sotme, 6 prill 2026

Dashi Çfarë dite për të qenë në kulmin e lojës...