SPAK nis kontrollet në pronat e Artan Dulakut, hetim për manipulimin e kontratës së portit ushtarak të Limionit

Një vendim gjykate i ka hapur rrugë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për të kryer kontrolle në pronat dhe bizneset e Artan Dulakut, i njohur si një nga emrat më të fuqishëm në ndërtim dhe media.

Sipas burimeve, hetimi lidhet me pronat e ushtrisë, konkretisht me portin ushtarak të Limionit në Sarandë, ku dyshohet për manipulim të kontratës së përdorimit.

SPAK ka arritur të bindë gjykatën se kontrollet ishin të domosdoshme për të siguruar prova që mund të vërtetojnë përfshirjen në procedurat e dyshuara abuzive.

Operacioni është ende në vijim, ndërsa kontrollet janë shtrirë jo vetëm në pasuritë dhe aktivitetet e Dulakut, por edhe në disa ambiente të lidhura me zyrtarë dhe ish-zyrtarë publikë që mund të kenë pasur rol në procesin e marrëveshjes për portin e Limionit.

Hetimi pritet të hedhë dritë mbi mënyrën se si është administruar dhe dhënë në përdorim një nga asetet strategjike të ushtrisë shqiptare në jug të vendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Universiteti i Elbasanit lidh ura të reja bashkëpunimi me institucionet shtetërore

Rektorja e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof. Dr....

Asfaltohet “Gjergj Arianiti” – Elbasani hap një arterie të re drejt zhvillimit

Punimet për ndërtimin e rrugës “Gjergj Arianiti” në Elbasan...

Zbulimi i Diellës: na duhen 100 vite të bëhemi si BE!

Nga Lutfi Dervishi Të dashur qytetarë, sot mora raportin e...

Elbasani dënohet sërish për sjelljen e tifozëve – vendimet e fundit të Komisionit të Disiplinës

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka...