Broja dhe Daku bashkë në sulm, dilema e fundit mes Uzunit dhe Bajramit

Kombëtarja shqiptare do të zbresë sot në fushë për një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni, vendimtare për ëndrrën e kualifikimit në Botërorin 2026. Kuqezinjtë do të përballen me Serbinë në Leskovc, në një sfidë ku vetëm fitorja ka vlerë për ekipin e Silvinjos. Çdo rezultat tjetër do ta komplikonte ndjeshëm rrugën drejt objektivit madhor.

Trajneri brazilian ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore dhe, megjithëse ka përfunduar pjesën më të madhe të përgatitjeve, mbeten ende disa dilema për formacionin titullar.

Në portë do të jetë sërish Thomas Strakosha, ndërsa mbrojtja pritet të përbëhet nga Elseid Hysaj në krahun e djathtë dhe Mario Mitaj në të majtë. Në qendër do të vendosen Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti.

Në mesfushë, Silvinjo pritet të bëjë një ndryshim të rëndësishëm, duke lënë në stol Ylber Ramadanin. Vendin e tij do ta marrë Qazim Laçi, i cili do të luajë përkrah Asllanit dhe Shehut, duke shtuar më shumë fantazi dhe intensitet në ndërtimin e lojës.

Në sulm, Daku do të udhëheqë repartin ofensiv, me Armando Brojën në të djathtë dhe një balotazh të hapur për krahun e majtë mes Myrto Uzunit dhe Nedim Bajramit. Megjithatë, beratasi duket më i avantazhuar për të nisur që nga minuta e parë.

Një ndeshje e zjarrtë, me peshë historike, ku Shqipëria kërkon jo vetëm tre pikët, por edhe konfirmimin si një forcë që di të luftojë për ëndrrën e madhe – Botërorin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Furtunë në administratën shtetërore, dorëheqje në Tatime, Dogana, energjetikë dhe prokurime publike

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas ultimatumit të...

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Mbretëria e Bashkuar...

Live Aarhus–Egnatia/ Shpërthen festa kuqezi, kampionët e Shqipërisë kalojnë në avantazh me Grudën!

DANIMARKË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Egnatia gjen golin...