89 organizata të shoqërisë civile kërkojnë portofol të dedikuar për rininë në Qeverinë Rama 4

Rrjeti i Profesionistëve të Rinj, në bashkëpunim me 89 organizata të shoqërisë civile nga e gjithë Shqipëria, i është drejtuar me një deklaratë publike Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dhe Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar vendosjen e rinisë si prioritet strategjik dhe krijimin e një portofoli të dedikuar për të në strukturën e re qeverisëse.

Deklarata, sipas znj. Franҫeska Muço, Drejtoreshë Ekzekutive e Rrjetit të Profesionistëve të Rinj, vjen në një moment kyç, pas miratimit të qeverisë së re, ku sipas vëzhgimit të organizatave mungon një strukturë e qartë institucionale për rininë. Ky zhvillim ka shkaktuar shqetësim të thellë tek aktorët e angazhuar në fushën e të drejtave të të rinjve dhe zhvillimit rinor në vend.

Kujtesë nga e kaluara

Në deklaratë rikujtohet se që nga viti 2013, Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për institucionalizimin e politikave rinore, duke përfshirë krijimin e ministrive dhe strukturave me portofol për rininë, si:

  • Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,
  • Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit,
  • dhe më pas, Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët (2021).

Këto struktura kanë kontribuar në përmirësimin e politikave për të rinjtë, promovimin e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje, si dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre në një kuadër ndërsektorial. Heqja e një portofoli të tillë, sipas organizatave firmëtare, përbën një hap prapa, me pasoja të drejtpërdrejta në jetën e të rinjve.

Të dhënat shqetësuese

  • Të rinjtë e moshës 15–29 vjeç përbëjnë 21.3% të popullsisë;
  • Papunësia rinore është në nivelin 17.9%, ndër më të lartat në rajon;
  • Rreth 80% e të rinjve shprehin dëshirë për të emigruar.

Këto shifra janë tregues të qartë të nevojës për politika të mirëkoordinuara dhe të qëndrueshme, që mund të adresojnë realisht sfidat ekonomike dhe sociale me të cilat përballet rinia shqiptare. Sipas organizatave, kjo nuk mund të arrihet pa një strukturë shtetërore të qartë e të dedikuar për rininë.

Tri kërkesa kryesore

Deklarata drejtuar institucioneve më të larta të vendit artikulon tri kërkesa kryesore:

  1. Krijimi i një portofoli të qartë dhe të dedikuar për rininë në strukturën qeverisëse, për të siguruar përfaqësim dhe koordinim të duhur të politikave;
  2. Vazhdimësia e punës së bërë deri tani, duke mos i lënë pas dore strategjitë dhe iniciativat tashmë të hartuara e miratuara;
  3. Vendosja e rinisë si një prioritet i qartë strategjik në agjendën e qeverisë së re, për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Organizatat theksojnë rëndësinë e Strategjisë dhe Planit Kombëtar për Rininë 2022–2029 dhe zbatimit të Garancisë Rinore, një nismë e mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian. Në mungesë të një strukture të dedikuar për rininë, ekziston rreziku që këto dokumente të mos zbatohen siç duhet, duke çuar në fragmentim të politikave rinore dhe humbje të investimeve shumëvjeçare.

Rinia, jo çështje dytësore

Deklarata nënvizon se rinia nuk mund të trajtohet si një çështje dytësore apo e shpërndarë mes ministrive të tjera. Ajo kërkon strukturë, buxhet dhe përgjegjësi të dedikuara, si dhe bashkëpunim aktiv ndërmjet institucioneve qendrore dhe atyre vendore.

Sipas organizatave firmëtare, vetëm përmes një qasjeje të tillë mund të garantohet:

  • pjesëmarrje aktive e të rinjve në shoqëri dhe vendimmarrje,
  • parandalim i emigrimit masiv,
  • zhvillim ekonomik e social afatgjatë për Shqipërinë.

Një bashkim i paprecedentë

Në këtë deklaratë të paprecedentë janë bashkuar 89 organizata nga të gjitha trevat e vendit, përfshirë:

  • rrjete rinore,
  • organizata për të drejtat e njeriut,
  • qendra zhvillimi komunitar,
  • fondacione edukative,
  • organizata për barazi gjinore, mjedis dhe mirëqenie sociale. 

Ndër firmëtarët gjenden emra si: Rrjeti i Profesionistëve të Rinj, Qendra EDEN, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, YMCA Albania, Co-PLAN, Këshilli Kombëtar Rinor, Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, dhe dhjetëra të tjerë.

Lista e plotë e organizatave firmëtare:

  1. Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
  2. UN Association Albania
  3. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes
  4. Hand to Hand Against Nation Apathy – H.A.N.A
  5. Qendra për Edukim dhe Zhvillim CED
  6. Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri
  7. Qendra Mjedisore për Zhvillim Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN)
  8. Shoqata “Together for Life”
  9. Youth Rights & Citizenship Initiative
  10. United Rights Foundation
  11. NECI Albania
  12. Shoqata “Gender, Paqe e Siguri”
  13. Agora Sociale
  14. Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”
  15. Envio
  16. Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile, Durrës
  17. Reinforce Sustainability
  18. Akademia e Studimeve Politike / Academy of Political Studies
  19. Qendra Shqiptare YMCA Albania
  20. Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes
  21. Qendra për të Drejtat në Punë CLR.AL
  22. Komiteti Shqiptar i Helsinkit
  23. Qendra EcoAlbania
  24. Next Gen Advocates Albania
  25. Rrjeti i Organizatave, Zëri i të Rinjve
  26. Regional Center for Development and Cooperation
  27. Aleanca kundër diskriminimit LGBT
  28. European Movement Albania
  29. Qendra për Progres Rinor
  30. Shoqata Përtej Barrierave
  31. Shoqata “Gruaja në Zhvillim Korçë”
  32. Qendra Epoka e Re
  33. Shoqata Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë”
  34. Institute of Human Rights and Non-formal Education
  35. Co-PLAN Institute for Habitat Development
  36. Këshilli Kombëtar Rinor
  37. Shoqata Alpin
  38. Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri – IRCA
  39. Shoqata “Sebastia”
  40. Shoqata GVV Kolonja e Gjelbër
  41. Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri
  42. Qëndresa Qytetare
  43. Fondacioni Shtegu i Shpresës
  44. PPNEA
  45. Rrjeti i Informimit dhe Qytetarisë Aktive
  46. Federata Shqiptare e Sportit Shkollor
  47. New Bridges
  48. MDG Berat
  49. Active Mobility Albania
  50. Albania Community Assist
  51. Organizata “Life Of Giving”
  52. Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, QSHPZH
  53. The Door Center
  54. Peace Volunteering Network / PVN
  55. Youth for Social Changes
  56. Fondacioni Së Bashku
  57. Shoqata “Sfinksi” e Minoritetit Egjiptian të Shqipërisë për Zhvillim dhe Integrim
  58. Network Albania
  59. Qendra “Strehëza Edlira Haxhiymeri” – SHE
  60. ESD Albania
  61. Drejtësi Sociale
  62. Fondacioni Down Syndrome Albania
  63. Albanian Students Abroad Network (ASAN)
  64. Progresi për të Gjithë
  65. AKS (Art-Kulturë-Sport)
  66. ACT for SOCIETY Center
  67. Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias të Shqipërisë (SPAKMSH)
  68. Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzëve në Nevojë” Fushë-Arrëz (QSNNN)
  69. Qendra Haste
  70. Centre for Health, Art, Sport, Tourism and Education
  71. Vizion OJF
  72. AMAD
  73. CEI-Civic Engagement Institute
  74. Grupi i Aktivistëve Ruralë të Dibrës
  75. Mary Ward Loreto Foundation
  76. Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (QSKN/CCIS)
  77. Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve
  78. Center for Development of Transferable Skills
  79. Qendra Rinore “Perspektiva”
  80. Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN)
  81. Instituti për Zhvillim Strategjik
  82. New Vision
  83. Shoqata për Zhvillim Mediatik
  84. Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë
  85. Rrjeti Erasmus – ESN Tirana
  86. Albania Career Development Association
  87. Qendra HASTE
  88. Power of Education 

Mesazhi i përbashkët

Në mbyllje të deklaratës, organizatat shprehen:

Rinia nuk është vetëm e ardhmja, por forca aktive e së tashmes. Qeveria e re ka përgjegjësinë historike të mos e margjinalizojë këtë grup thelbësor për zhvillimin e vendit. Vendosja e rinisë në qendër të politikave qeverisëse është domosdoshmëri, jo opsion.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

“5 Maji” – Lagjja që u kthye në qytet brenda qytetit

Nga Miranda Sadiku  Nëse dikur ishte një cep i qetë,...

Indeksi Global i Urisë 2025: Luftërat përgjegjëse për pothuajse gjysmën e rasteve të urisë akute

Njëqind e dyzet milionë njerëz në të gjithë botën...

Meksikë/ Të paktën 66 viktima nga stuhitë e fundit, dhjetra të zhdukur

Autoritetet në Meksikë kanë përditësuar numrin e të vdekurve...