83-vjetori i formimit të çetës partizane të Çermenikës përkujtohet me nderime në Orenjë të Librazhdit

Nga Fatmir Popja

Me një ceremoni të veçantë dhe pjesëmarrje të gjerë qytetare, në Orenjë të Librazhdit u përkujtua sot 83-vjetori i krijimit të Çetës Partizane të Çermenikës, një nga formacionet e para dhe më të rëndësishme të Luftës Nacionalçlirimtare në Shqipëri.

Të pranishëm në këtë aktivitet përkujtimor ishin Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi, deputeti i Partisë Socialiste, z. Olsi Komici, si dhe kryetari i Bashkisë Librazhd, z. Mariglen Disha.

Ata u bashkuan me qindra qytetarë të zonës së Çermenikës, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, të afërm të ish-partizanëve dhe banorë të tjerë për të nderuar kontributin historik të kësaj çete në çlirimin e vendit. Kryetari i të Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, u shprehu mirënjohjen familjarë të dëshmorëve veteranëve dhe të pranishëmve, në 83-vjetorin e krijimit të Çetës Partizane të Çermenikës.

“Ne përulemi me mirënjohje para kujtimit të atyre që sakrifikuan jetën për lirinë tonë, sepse falë guximit dhe vendosmërisë së tyre, sot gëzojmë një atdhe të lirë. Është detyrë e secilit prej nesh t’i nderojmë dhe t’ua përcjellim brezave në vazhdim sakrificën e dëshmorëve tanë. Krijimi i Çetës Partizane të Çermenikës është një akt historik që bën krenarë jo vetëm zonën tonë, por të gjithë Shqipërinë. Përulemi me nderim ndaj të gjithë atyre që dhanë jetën për çlirimin e atdheut dhe e listuan Shqipërinë në anën e duhur të historisë.
Gëzuar festën e 83-vjetorit të formimit të Çetës Partizane të Çermenikës dhe ta ruajmë këtë traditë”, tha kryetari i bashkisë Mariglen Disha në mbyllje të fjalës së tij përshëndetëse.

Nga ana e tij, deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, z. Olsi Komici, theksoi rëndësinë e veçantë që mbart Lufta Nacionalçlirimtare në historinë e Shqipërisë. Ai vlerësoi rolin strategjik të Çetës së Çermenikës në organizimin dhe drejtimin e qëndresës kundër pushtuesve, si një nga formacionet më të hershme dhe më të organizuara partizane në vend.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi, theksoi domosdoshmërinë që historia e lavdishme e popullit shqiptar të përcillet me përgjegjësi dhe ndershmëri te brezat e rinj. “Rinia shqiptare duhet të njohë, të respektojë dhe të frymëzohet nga sakrifica e brezave të mëparshëm që luftuan për një Shqipëri të lirë. Kontributi i Çetës Partizane të Çermenikës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare është një pasuri historike dhe morale për gjithë vendin”, deklaroi ministrja Muzhaqi.

Aktiviteti përkujtimor në Orenjë nuk ishte thjesht një ceremoni formale, por një dëshmi e gjallë e respektit që mbartin ende sot vlerat e Luftës Nacionalçlirimtare në kujtesën kolektive të shqiptarëve.

Formimi i Çetës së Çermenikës më 1942 shënoi një moment vendimtar në organizimin e rezistencës antifashiste në juglindje të vendit, duke u kthyer shpejt në një nga bërthamat e para të ushtrisë partizane.

Nga kjo zonë u ngritën qindra burra dhe gra që u bashkuan për idealin e çlirimit kombëtar, shumë prej të cilëve dhanë jetën për atdheun.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Trump optimist para takimit me Putin në Hungari: Mendoj se mund ta bind që t’i japë fund luftës

Presidenti Donald Trump priti homologun e tij ukrainas, Volodymyr...

Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Nga  Alban Daci Madje, as nuk ka nevojë për të...

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e...