7,600 vende të reja pune nga marrëveshja historike SHBA–Britani

Një paketë investimesh prej 150 miliardë paundësh nga Shtetet e Bashkuara u shpall dje gjatë vizitës shtetërore të presidentit Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar. Qeveria britanike e cilësoi këtë si marrëveshjen më të madhe të këtij lloji, duke e përshkruar si një zhvillim historik në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve, raporton BBC.

Sipas autoriteteve britanike, marrëveshja pritet të krijojë 7,600 vende të reja pune me cilësi të lartë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Kryeministri Keir Starmer theksoi se kjo është një dëshmi e premtimit të tij për “vende pune, rritje dhe mundësi”. Megjithatë, shifra mbetet modeste në krahasim me 160 mijë vendet e humbura të punës gjatë vitit të kaluar.

Kjo marrëveshje u njoftua pak pas lajmit për investime të reja miliardëshe nga gjigandët e teknologjisë Microsoft dhe Google, të cilat gjithashtu u lidhën me vizitën e Trump në Britani.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Edi Rama: Negociatat me BE-në po ecin përpara me shpejtësi unike, kemi në krah KE-në

TIRANË, 7 prill/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama deklaroi...

Dinamo City -Vllaznia dhe Egnatia-AF Elbasani, ja kur do të luhen gjysmëfinalet e Champions League

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme...

Vende të lira pune në sektorin publik, Rama: Hapim një dritare të re, hedhim poshtë paragjykimet për transparencën

TIRANË- 7 prill 2026/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama...