700 mijë euro dëm, grabitet shtëpia e trajnerit të Portugalisë

Shtypi portugez raportoi këtë të mërkurë se disa hajdutë ia kanë dalë të grabisin në shtëpinë e Roberto Martinez, aktualisht trajner i ekipit kombëtar të Portugalisë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, hajdutët kanë vjedhur ora dhe bizhuteri luksoze me vlerë që shkojnë diku tek 700,000 euro.Gjithçka ka ndodhur midis orës 16.00 dhe 20.00, në shtëpinë e Martinez, në Cascais, në perëndim të Lisbonës, atëherë kur Martinez dhe gruaja e tij, Beth Thompson nuk gjendeshin aty.Në aspektin sportiv, gjërat po shkojnë mjaft mirë për spanjollin 52-vjeçar, pavarësisht disa kritikave që janë deri diku të kuptueshme, për shkak të presionit të madh që ka për këtë përfaqësuese.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME