7 ndeshje pa humbje radhazi, Sylvinho kërkon me Kombëtaren “Olimpin” kundër Anglis

 

Shqipëria nën drejtimin e trajnerit Sylvinho po përjeton moment të “artë”, duke u ndezur “drita e gjelbër” pas fitores me Serbinë për një kualifkim historik në Kupën e Botës, e cila do të mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanda.

Pas fitores me Jordaninë në miqësore, seria pa humbje e Sylvinhos ka shkuar në 7 ndeshje në të gjitha kompeticionet. E ka zanafillën nga data 24 mars i këtij viti, 3 – 0 ndaj Andorrës, për të vijuar 0 – 0 me Serbinë, 1 – 1 ndaj Letonisë në transfertë, 0 – 1 miqësorja karshi Gjibraltar, 1 – 0 me Letoninë në “Air Albania”, 0 – 1 me golin historik të Manaj në Leskovc kundër Serbisë dhe suksesi i “freskët” me Jordaninë 4 – 2 (miqësore).

Seria më e gjatë e Sylvinhos në drejtimin e Shqipërisë pa e njohur disfatën është 8 ndeshje, (qershor – nëntor 2023). Nëse Kombëtarja bën detyrën në Andorra dhe zhvillon një ndeshje të nivelit botëror kundrejt Anglisë, atëherë “timonieri” brazilian do kap “Olimpin” te kuqezinjtë, 9 ndeshje pa humbje, diçka e padëgjuar për një trajner që ka drejtuar Shqipërinë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Berisha ‘dogji’ Binajn për Tiranën, Alimehmeti lë të hapur mundësinë e kandidimit: Varet nga gara e PD

Tiranë 7 prill 2026/Albania Express News/ Anëtari i Këshillit Kombëtar...

Rijetësimi i kullave, ministri Blendi Gonxhja: 523 të dokumentuara deri tani

TIRANË, 7 prill/Albania Express News / Programi i rijetësimit...

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi :Projekti i gazifikimit në Korçë, hap i rëndësishëm drejt zhvillimit energjetik

TIRANË, 7 prill /Albania Express News/Kryetari i Kuvendit, Niko...