Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje që kanë zënë hapësira publike vijon në të gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga Kepi i Rodonit, ku forcat e xhenjos po pastrojnë masat e mëdha të inerteve pas shembjes së 13 objekteve, duke e çuar totalin në 54 ndërtime të paligjshme të prishura.
Rama e cilësoi këtë proces si “rivendosje të rendit ligjor” dhe pjesë të Rilindjes Urbane 2.0.
Qeveria paralajmëron se faza e dytë do të fokusohet në projekte infrastrukturore dhe se do të ashpërsohet kuadri ligjor për ndërtimet pa leje dhe inspektorët që i tolerojnë ato.