30 shtatori, afati i fundit për aplikimet në Skemën Kombëtare të Investimeve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka njoftuar se 30 shtatori është afati i fundit për aplikimet në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025. Të gjithë fermerët, blegtorët dhe sipërmarrësit e fushës bujqësore kanë mundësi të dorëzojnë dosjet pranë zyrave qendrore të AZHBR deri në orën 16:30.

Skema është konceptuar si një instrument mbështetës për rritjen e produktivitetit, modernizimin e fermave dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural. Ajo përfshin financime për:

  • ndërtimin e serave të reja diellore,
  • mbjellje të reja bujqësore,
  • rrjeta mbrojtëse kundër breshërit,
  • sisteme ujitjeje me pika,
  • stalla blegtorale dhe stabilimente,
  • mekanizim bujqësor modern,
  • projekte të agropërpunimit,
  • investime në agroturizëm dhe panele fotovoltaike,
  • si dhe akuakulturë detare.

Ministri Salla theksoi se Skema Kombëtare e Investimeve është një nga politikat kryesore të qeverisë për të mbështetur bujqësinë dhe për t’i dhënë një nxitje të re konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare. “Kjo është një mundësi e madhe për të gjithë ata që synojnë të rrisin kapacitetet prodhuese, të përmirësojnë cilësinë dhe të bëhen pjesë e një zinxhiri më të fortë agroushqimor,” deklaroi ai.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rauf Dimraj shpirti sportiv që fluturon mbi kujtimet dhe ëndrrat

-Dritarja ku frymëzimi takon veprën Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh Një...

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

  E kam njohur Erion Braçen kur ishte shumë i...