Hotolishti dhe Polisi i Librazhdit mobilizohen për përmbysjen e Qeverisë së Edi Ramës

Strukturat lokale të Partisë Demokratike në zonën e Polisit dhe Hotolishtit të Librazhdit kanë intensifikuar angazhimin e tyre politik në prag të protestës së paralajmëruar më 10 shkurt. Pas takimit të zhvilluar dje në Polis, sot radhën e kishte Hotolishti, ku u mbajtën mbledhje me grup-seksionet përkatëse, në një atmosferë të mbushur me entuziazëm dhe thirrje për mobilizim maksimal.

Takimet u zhvilluan në praninë e drejtuesit të PD për Librazhdin Ilirjan Alliu, koordinatorit të PDSH -së, z. Emri Vata, si dhe sekretarit të degës, z. Florjan Haxhiu, të cilët theksuan rëndësinë e protestës kombëtare të 10 shkurtit 2026  si një moment kyç për opozitën dhe për qytetarët e zhgënjyer nga qeverisja aktuale.

Sipas pjesëmarrësve në këto takime , protesta u konsiderua jo vetëm si një akt politik, por si një detyrim moral dhe qytetar ndaj fëmijëve, rinisë dhe të ardhmes së vendit. Diskutimet u fokusuan te përgjegjësia që, sipas tyre, kanë qytetarët për t’i dalë zot vendit, duke e cilësuar angazhimin në protestë si një akt atdhetarie.

Organizatorët theksuan se pritshmëritë për pjesëmarrje janë të larta dhe se strukturat lokale janë të angazhuara për një përfaqësim masiv nga Hotolishti dhe Polisi i Librazhdit në protestën e 10 shkurtit, e cila synon të përcjellë një mesazh të fortë kundërshtie ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama , qeveri e cila sipas tyre i ka ditët e saj të fundit në pushtet.

Takimet në terren tregojnë se opozita në këtë zonë po kërkon të forcojë bazën e saj dhe të kanalizojë pakënaqësitë qytetare në një aksion të përbashkët politik, duke e konsideruar protestën e ardhshme si një hap vendimtar në betejën e saj politike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME