15 mijë pakot me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës janë në rrugë

Këtë të mërkurë ka nisur votimi i qytetarëve të regjistruar si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Për herë të parë, votuesit do të pranojnë në adresën e tyre pakot me fletëvotime, dhe 15 mijë sosh janë bërë gati për t’u nisur në adresat përkatëse gjatë ditës.

Deri më sot, në orën 13:00, janë kompletuar rreth 15 mijë pako individuale me fletëvotime, dhe sipas konfirmimit nga posta, rreth 10 mijë pako tashmë janë dërguar jashtë Kosovës, ku pjesa më e madhe janë për shtetet Gjermani dhe Austri. Procesi i shpërndarjes së fletëvotimeve tek votuesit pritet të përfundojë më 23 shtator.

Në ditët e vikendit të kësaj jave, të shtunën ose të dielën më së largu, sipas tempos aktual. Normalisht, ditën e parë procesi ka qenë më i ngadalshëm, sepse kjo mënyrë e përgatitjes së pakove bëhet për herë të parë.

Pakot që do t’u dërgohen 43,933 votuesve të diasporës do të përmbajnë fletëvotimin për kryetarë të komunës dhe kuvendin komunal, zarfin kthyes, zarfin e fshehtësisë dhe udhëzuesin për mënyrën e votimit dhe kthimit të fletëvotimit.

Procesi i votimit të diasporës mbyllet më 11 tetor, dhe gjatë kësaj periudhe votuesit duhet të kthejnë pakot në adresat postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të hapura në 23 shtete të botës. Në zgjedhjet komunale të 12 tetorit, brenda vendit kanë të drejtë vote 2,025,105 qytetarë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani feston 10 vite muzikë të dhomës: Rekord pjesëmarrjeje këtë vit

Prej një dekade, Elbasani ka qenë nikoqir i përvitshëm...

Prokuroria heton votues të dyshimtë në zgjedhjet lokale të Junikut në Kosovë

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas pretendimeve...

Aksidenti me Marquez kushton shtrenjtë Bezzecchi në Çmimin e Madh të Australisë

Fundjava në Phillip Island, ku zhvillohet Çmimi i Madh...

Elbasani në betejë për tri pikët: Çdo gabim i ndaluar ndaj Vorës

Skuadra e Elbasanit po i jep dorën e fundit...