13 minuta i mjaftuan! Armando BROJA futi në “kaos” mbrojtjen kundërshtare, dy momentet që “çmendën” tifozët anglezë

Armando Broja u rikthye në fushë në fundjavë me ekipin e tij Burnley. Këta të fundit barazuan 0-0 në shtëpi përballë Bournemouth, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Premier League.

Minuta kishte pra edhe për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, i cili qëndroi në fushë 13 minuta, prej minutës së 88-të deri në të 99-tën. Kaq mjaftoi, që sulmuesi 24-vjeçar të tregonte vlerat e tij.

Në dy raste, Broja u shfaq i rrezikshëm për mbrojtjen kundërshtare. Si fillim nisi një aksion mjaft të bukur, teksa pak minuta më vonë kreu një sprint personal, duke panikosur mbrojtësit e Bornemouth.

Edhe pse pak minuta në fushë dhe pas një dëmtimi aspak të lehtë, duket se Broja po e merr veten. Një lajm mjaft i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare në prag të duelit me Poloninë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME